Sony Xperia XA - Njohja e muzikës me TrackID™‎

background image

Njohja e muzikës me TrackID™

Përdorni shërbimin e njohjes së muzikës TrackID™ për të identifikuar një këngë që

dëgjoni të riprodhohet në mjedisin tuaj rrethues. Thjesht regjistroni një mostër të shkurtër

të këngës dhe do të gjeni informacionin e artistit, titullit dhe albumit brenda disa

sekondash. Mund të blini këngë të identifikuara nga TrackID™ dhe mund të shikoni

klasifikimet e TrackID™ për të parë se çfarë po kërkojnë përdoruesit e TrackID™ nëpër

botë. Për rezultatet më të mira, përdoreni TrackID™ në një mjedis të qetë.

1

Kërkoni për pjesë muzikore, albume dhe artistë

2

Krijoni një profil të TrackID™ në linjë

3

Shikoni klasifikimet muzikore aktuale

4

Shikoni opsionet e TrackID™

5

Shikoni historinë e kërkimeve tuaja të mëparshme

6

Shikoni se çfarë po gjurmojnë të tjerët

7

Identifikoni muzikën që jeni duke dëgjuar

Aplikacioni TrackID™ dhe shërbimi i TrackID™ nuk mbështeten në të gjitha shtetet/rajonet ose

nga të gjitha rrjetet dhe/ose ofruesit e shërbimeve në të gjitha zonat. TrackID™ mund të lidhet

me shërbime të transmetimit të muzikës që janë të disponueshme në vendin tuaj.

Për të identifikuar muzikën duke përdorur teknologjinë TrackID™

1

Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

TrackID™ dhe pastaj mbajeni pajisjen tuaj afër burimit

të muzikës.

3

Trokitni lehtë mbi . Nëse kënga dallohet nga shërbimi TrackID™, rezultatet

shfaqen në ekran.

Për t'u kthyer tek ekrani i nisjes i

TrackID™, trokitni lehtë mbi .

Për të parë informacionin e artistit për një këngë

1

Pasi një këngë njihet nga aplikacioni

TrackID™, rezultati afishohet në ekranin bazë

të TrackID™.

2

Lëvizni te rezultati që dëshironi të shikoni dhe më pas trokitni lehtë për ta hapur.

Për të fshirë një këngë nga historia e pjesëve muzikore

1

Hapni aplikacionin

TrackID™ dhe më pas shfletoni te kënga që dëshironi të fshini.

2

Prekni dhe mbani ekranin për të bërë që të shfaqet .

3

Trokitni lehtë mbi .

99

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.