Pasqyrimi pa tel i ekranit të pajisjes tuaj në një televizor
Mund ta përdorni tiparin Pasqyrimi i ekranit për të afishuar ekranin e pajisjes tuaj në një
televizor ose në një ekran tjetër të madh, pa përdorur lidhje me kabllo. Teknologjia Wi-Fi
Direct™ krijon një lidhje pa tel midis dy pajisjeve që të mund të uleni dhe të shijoni fotot
tuaja të preferuara nga kanapeja juaj. Gjithashtu, mund ta përdorni këtë tipar për të
dëgjuar muzikë nga pajisja juaj nëpërmjet altoparlantëve të televizorit.
Kur përdorni pasqyrimin e ekranit, cilësia e imazhit mund të ndikohet negativisht ndonjëherë
nëse ka ndërhyrje nga rrjete të tjera Wi-Fi.
Për të pasqyruar ekranin e pajisjes në një ekran televizori
1
Televizori: Për të aktivizuar funksionin e Pasqyrimit të ekranit, ndiqni udhëzimet në
udhëzuesin e përdorimit të televizorit tuaj.
2
Pajisja juaj: Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Pasqyrimi i ekranit.
4
Trokitni lehtë
Nis.
5
Trokitni lehtë
OK dhe përzgjidhni një pajisje.
Që ky funksion të punojë, televizori juaj duhet të mbështesë Pasqyrimin e ekranit bazuar në
Wi-Fi CERTIFIED Miracast
™
. Nëse televizori juaj nuk e mbështet Pasqyrimin e ekranit, mund të
duhet të blini veçmas një përshtatës pa tel të ekranit. Po ashtu, kur përdorni Pasqyrimin e
ekranit, mos e mbuloni zonën e antenës Wi-Fi të pajisjes tuaj.
Për të ndalur pasqyrimin e ekranit ndërmjet pajisjeve
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Pasqyrimi i ekranit.
3
Trokitni lehtë mbi
Shkëput dhe pastaj trokitni lehtë mbi OK.