Rrjetet virtuale private (VPN-të)
Përdoreni pajisjen tuaj për t'u lidhur me rrjete virtuale private (VPN), të cilat ju mundësojnë
qasjen në burimet brenda një rrjeti lokal të siguruar nga një rrjet publik. Për shembull,
lidhjet VPN përdoren zakonisht nga korporatat dhe institucionet arsimore, për përdoruesit
që kanë nevojë të qasen në intranete dhe në shërbime të tjera të brendshme kur janë
jashtë rrjetit të brendshëm, për shembull, kur janë duke udhëtuar.
Lidhjet VPN mund të konfigurohen në shumë mënyra, në varësi të rrjetit. Disa rrjete mund
t'ju kërkojnë të transferoni dhe të instaloni një certifikatë sigurie në pajisjen tuaj. Për
informacion të hollësishëm se si të konfiguroni një lidhje me rrjetin tuaj virtual privat,
kontaktoni me administratorin e rrjetit të kompanisë ose të organizatës tuaj.
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, duhet të futeni si pronari, që është
përdoruesi kryesor, për të rregulluar cilësimet për VPN.
Për të shtuar një rrjet virtual privat
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Më shumë > VPN.
3
Trokitni lehtë mbi .
4
Përzgjidhni llojin e VPN-së që do të shtoni.
5
Futni cilësimet e VPN-së.
6
Trokitni lehtë mbi
Ruaj.
Për t'u lidhur me një rrjet virtual privat
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Më shumë > VPN.
3
Në listën me rrjetet e disponueshme, trokitni lehtë mbi VPN-në me të cilën
dëshironi të lidheni.
4
Futni informacionin e kërkuar.
5
Trokitni lehtë mbi
Lidhu.
Për t'u shkëputur nga një rrjet privat virtual (VPN)
1
Tërhiqeni poshtë rripin e gjendjes.
2
Trokitni lehtë mbi njoftimin për lidhjen VPN, për ta shkëputur.
54
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.