Sony Xperia XA - Për çfarë më duhet një llogari Google™‎?

background image

Për çfarë më duhet një llogari Google™?

Pajisja juaj Xperia™ nga Sony funksionion në platformën Android™ të zhvilluar nga

Google™. Kur e bleni pajisjen tuaj, në të janë të disponueshme një gamë aplikacionesh

dhe shërbimesh të Google™, për shembull, aplikacioni Gmail™, Google Maps™,

YouTube™ dhe Play Store™, që ju jep mundësinë e hyrjes në dyqanin në Internet të

Google Play™ për shkarkimin e aplikacioneve Android™. Për të përfituar sa më shumë

nga këto shërbime, ju duhet një llogari Google™. Për shembull, një llogari Google™

është e domosdoshme nëse dëshironi:

Të shkarkoni dhe të instaloni aplikacione nga Google Play™.

Të sinkronizoni postën elektronike, kontaktet dhe kalendarin duke përdorur Gmail™.

Të bisedoni me miq duke përdorur aplikacionin Hangouts™.

Sinkronizoni historinë e shfletimit dhe faqeshënuesit tuaj duke përdorur shfletuesin e

Internetit Google Chrome™.

Identifikoni vetveten si përdorues i autorizuar pas një riparimi të softuerit duke përdorur

Xperia™ Companion.

Gjeni, kyçni ose pastroni nga larg një pajisje të humbur ose të vjedhur duke përdorur

shërbimet my Xperia™ ose Menaxheri i Pajisjes Android™.
Për më shumë informacion rreth Android™ dhe Google™, shkoni te

http://support.google.com

.

Eshtë vendimtare që të mbani mend emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të llogarisë

Google™. Në disa raste, mund të duhet të identifikoni vetveten për arsye të sigurisë duke

përdorur llogarinë tuaj Google™. Nëse nuk arrini të jepni emrin e përdoruesit dhe fjalëkaliin tuaj

Google™ në raste të tilla, pajisja juaj është kyçur. Gjithashtu, nëse keni më shumë se një llogari

Google™, sigurohuni të futni hollësitë për llogarinë përkatëse.

10

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të konfiguruar një llogari të Google™ në pajisjen tuaj

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Llogaritë dhe shërbimet > Sinkronizimi i

llogarisë >Shto llogarinë > Google.

3

Ndiqni udhëzorin e regjistrimit për të krijuar një llogari të Google™ ose futuni nëse

tashmë keni një llogari.

Gjithashtu mund të futeni ose të krijoni një llogari të Google™ nga udhëzori i konfigurimit

herën e parë që ndizni pajisjen tuaj. Ose mund të shkoni në linjë dhe të krijoni një llogari në

www.google.com/accounts

.

Për të hequr një llogari të Google™

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .

2

Trokitni lehtë te

Cilësimet > Llogaritë dhe shërbimet > Sinkronizimi i llogarisë >

Google.

3

Përzgjidhni llogarinë e Google™ që dëshironi të hiqni.

4

Trokitni lehtë >

Hiqe llogarinë.

5

Trokitni përsëri lehtë te

Hiqe llogarinë për ta konfirmuar.

Nëse hiqni llogarinë tuaj të Google™, çdo tipar i sigurisë që është i lidhur me llogarinë e

Google™ nuk do të jetë më i disponueshëm.

Nëse po ia huazoni pajisjen tuaj dikujt për ta përdorur për një periudhë të gjatë kohore,

rekomandohet të hiqni llogarinë tuaj të Google™ nga pajisja.

11

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.