Sony Xperia XA - Montimi

background image

Montimi

Pajisja juaj lejon përdorimin e kartave SIM nano.

Për të futur nano kartën SIM

Pajisja juaj lejon përdorimin e kartave SIM nano. Sigurohuni të përdorni mbajtësin e nano

kartës SIM dhe mos ngatërroni folenë e nano kartës SIM me folenë e kartës së kujtesës.

1

Hapni mbulesën për foletë e kartës nano SIM dhe të kartës së kujtesës.

2

Duke përdorur një thua ose një objekt tjetër të ngjashëm, tërhiqni jashtë mbajtësin

e nano kartës SIM.

3

Vendosni nano kartën SIM në mbajtës, pastaj ri-vendosni mbajtësin.

4

Mbyllni mbulesën.

Nëse e futni nano kartën SIM kur pajisja është e ndezur, pajisja riniset automatikisht.

8

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të futur një kartë të kujtesës

1

Hapni mbulesën për foletë e kartës nano SIM dhe të kartës së kujtesës.

2

Vendosni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës, pastaj shtyjeni kartën e

kujtesës deri në fund në fole derisa të dëgjoni një tingull klikimi.

3

Mbyllni mbulesën.

Sigurohuni që të futni kartën e kujtesës në orientimin e duhur.

Për të hequr nano kartën SIM

1

Hapni mbulesën për foletë e kartës nano SIM dhe të kartës së kujtesës.

2

Duke përdorur një thua ose një objekt tjetër të ngjashëm, tërhiqni jashtë mbajtësin

e nano kartës SIM.

3

Hiqni nano kartën SIM, pastaj rifutni mbajtësin.

4

Mbyllni mbulesën.

Për të hequr kartën e kujtesës

1

Fikeni pajisjen dhe hapni mbulesën për foletë e kartës së kujtesës dhe të kartës

SIM nano.

2

Shtypeni brenda kartën e kujtesës dhe më pas lëshojeni me shpejtësi.

3

Tërhiqni jashtë plotësisht kartën e kujtesës dhe hiqeni atë.

4

Mbylleni mbulesën.

Mund ta hiqni po ashtu kartën e kujtesës pa e fikur pajisjen në hapin 1. Për të përdorur këtë

metodë, në fillim duhet të çmontoni kartën e kujtesës. Trokitni lehtë te

Cilësimet > Hapësira

ruajtëse dhe kujtesa > > Cilësimet e përparuara > Arkivi, më pas trokitni lehtë pranë Karta

SD dhe më pas ndiqni udhëzimet e mbetura më sipër.